Lajme
Arta Cika merr çmimin “TechWoman” në Angli
Një histori suksesi: Arta Cika është vlerësuar me çmimin “TechWoman” në Mbretërinë e Bashkuar
Së fundi është bërë e ditur se inxhinierja Arta Cika është vlerësuar me çmimin “TechWoman” në Mbretërinë e Bashkuar. Me rastin e marrjes së çmimit, të cilin ia ka kushtuar Shqipërisë, ajo ka bërë një dedikim prekës për të prekurit nga tërmeti, transmeton albino.ch.
Vlen të theksohet se Arta Cika ka marrë dy diploma Master Shkencor në degën Inxhinieri Informacioni dhe Inxhinieri Kompjuterike nga “Universiteti Politeknik i Torinos” dhe “Telecom ParisTech” në 2015-ën dhe është fituese e bursës IRCN nga Universiteti i Tokios.
Nga ana tjetër, në vitin 2019 ajo u përzgjodh për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Sistemeve Komplekse (CSSS) në Institutin “Santa Fe”, SHBA.
Si kandidate PhD në departamentin e shkencës së inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit, Arta është anëtare e komitetit në shoqatën e grave në fushën e inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit dhe pjesë e programit “RisingWISE” (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri). Ka një rol drejtues në “Women in Engineering Society” në Universitetin e Oksfordit.
Ajo së fundmi është përzgjedhur në 100 gratë e “TechWoman100” në Angli.
“Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit ‘Tech Women100’ për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar (UK).”
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












