Lajme
Austri: Tubim solidarizues për të prekurit nga tërmeti, u mblodhën mijëra euro
Nga ky tubim u mblodhën 4130 €.
Diaspora nga Graza e Austrisë ka mbledhur 4130 euro donacione vetëm në një tubim për shqiptarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Tubimi është organizuar nga Shoqata e Mësuesëve Shqiptarë „Naim Frashëri në Austri“, në bashkëpunim dhe në bashkorganizim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, në Graz të Austrisë.
Në njërin nga projektet vjetore të saj, që paraprakisht ishte planifikuar të festohej 28 Nëntori, Dita e Flamuri dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, për shkaqe tashmë të njohura ky organizim nga destinacini festiv, në shenjë solidareti me të gjithë ata që u prekën nga tërmeti shkatërrues që goditi një pjesë të Shqipërisë, e tëra kjo u shndërrua në një tubim solidariteti për të ndihmuar në një formë a tjetër ata që humbën më të dashurit e tyre, ata që përjetuan tmerrin lemeritës, apo edhe ata që pësuan dëme materiale.
Nga ky tubim, merita të jashtëzakonshme ka SHMSHA, e cila veç ndihmave materiale që arriti të tubojë nga vetë shoqata dhe bashkatdhetarët tanë (4130 €), arritën të tubojnë një numër bukur të madh të nxënësve, të cilët e begatuan fuqishëm programin me poezi të zgjedhura me tematika nga Festa e Nëntorit, e po këshu, edhe vjersha kushtuar tragjedisë kombëtare që u shkaktua nga tërmeti me pasoja katastrofale. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












