Shqipëria
Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën kur ndodhi tërmeti
Një histori shumë interesante vjen nga Durrësi, ku një qen i ka shpëtuar jetën një familjeje, pasi nuk i ka lënë të flenë në gjumë në natën e tërmetit tragjik që mori jetën e 51 personave.
Kristina tregon se në natën kur kishte rënë tërmeti, qeni i cili mban emrin Kiko, i kishte zgjuar nga gjumi. Madje, ajo thotë se kur e kishte parë që ata nuk po zgjoheshin, ai kishte provuar ta tërhiqte batanijen me të cilën ata ishin të mbuluar.
“Natën që ra tërmeti ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoi nga gjumi pasi filloi të lehte. Ne nuk u zgjuam dhe ai e kafshoi dhe filloji të tërhiqte batanijen. Pastaj i shpëtuam ne jetën Kikos”, shpjegon ajo, njofton tch.
Ajo tutje tregon se si e shpëtuan ata qenin, pasi iu kërkua që ta braktisnin e të shpëtonin për vete.
“Ia shpëtuam jetën që nuk ikëm, nuk e lamë në rrugë, se na thoshin që leje qenin në rrugë dhe ik. Ne nuk pranuan me ik vetëm dhe thamë që po na pranuat me qenin, do të vijmë, po nuk na pranuat, nuk vijmë”, thotë ajo.
Kristina thotë se nga ajo ditë, ata nuk janë kthyer në shtëpinë e tyre, derisa shton se ndërtesa u shemb komplet, shkruan telegrafi, percjell albinfo.ch.
“Jo, është gërmadhë atje, u shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë, pasi ai na e shpëtoi jetën”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











