Kosova
Zvicra do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë për shkak të “përkeqësimit të situatës”
Si arsyetim për rritjen e numrit të ushtarëve në kuadër të Swisscoy-t, qeveria e vendit ka përmendur “përkeqësimin e situatës politike dhe asaj të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor".
Këshilli Federal i Zvicrës do të vazhdojë mandatin e Swisscoy-t në Kosovë. Për më tepër, ai i propozon Parlamentit që këtë mision ta rrisë duke i shtuar 30 ushtarë. Nga 165 sa janë tani, Swisscoy duhet të rritet në 195, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal të lëshuar sot.
Kjo rritje do të vinte pas zvogëlimit të numrit të trupave që ishte bërë viteve të fundit, transmeton albinfo.ch. Si arsyetim për rritjen e numrit të ushtarëve në kuadër të Swisscoy-t, qeveria e vendit ka përmendur “përkeqësimin e situatës politike dhe asaj të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas saj, kjo dhe është arsyeja përse NATO ka hequr dorë nga reduktimi i planifikuar më parë i trupave të saj të stacionuara në Kosovë.
Kontributi në rritjen e sigurisüe në Kosovë është edhe në interes të Zvicrës, thuhet në arsyetimin e kërkesës që departamenti i mbrojtjes në Qeverinë e Zviucrës bën për rritje të misionit. Ushtria mund të nxjerrë mësime të dobishme nga misioni në “Swisscoy”.
Më tutje Këshilli Federal drejton kritika të ashpra për gjendjen në terren. “Pushteti politik në Kosovë është përqendruar në duart e ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe pjesërisht qëndron në afërsi me krimin e organizuar”, thuhet më tutje në mesazhin e qeverisë së vendit.
“Sistemi me lidhjet në mes të politikës, ekonomisë dhe krimit të organizuar e favorizon korrupcionin dhe frenon zhvillimin e vendit në një shtet të së drejtës”, thuhet m,ë tutje në mesazhin e Qeverisë.
Parlamenti i Kosovës është jofunksional, reformat e domosdoshme nuk merren parasysh. Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe vazhdon të ketë potencial të përshkallëzimit të situatës. Grupimet mafioze të cilat përkrahen nga qeveria serbe në Beograd kontrollojnë partinë “Lista Srpska” që përfaqëson shumicën në komunitetin serb të Kosovës.
Autoritetet vendore ende nuk janë në gjendje të krijojnë një ambient të sigurt. Nga ana tjetër, KFOR-i vlerësohet lart nga të gjithë dhe gëzon një besueshmeëri të lartë. Zvicra me pjesëmarrjen e saj dëshmon solidaritetin e saj edhe pse Swisscoy përbën më pak se 5% të përbërjes së KFOR-it”, thuhet veç tjerash në mesazhin e Këshillit Federal të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












