Kosova
Nis largimi i veteranëve të rrejshëm nga listat
Gjykatat e Kosovës i kanë shpeshtuar dënimet për personat që në emër të luftës së UÇK-së, morën fonde si veteranë pa qenë fare pjesë e kësaj force.
Vetëm sot, Gjykata e Pejës ka shqiptuar dy dënime me burg dhe gjobë për dy të akuzuar për veprën e lartëcekur penale, ku të pandehur ishin një grua dhe një burrë.
Gati 20 mijë persona dyshohet se janë futur jashtëligjshëm në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ku ata i kushtojnë dëme të mëdha buxhetit të shtetit.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Faik Zogaj thotë të ketë nisur një iniciativë që t’i bindë të largohen nga listat, personat të cilët nuk e meritojnë statusin e veteranit.
“Ne kemi filluar fushatën për t’i larguar nga listat për shkak se e kemi pritur prokurorinë që 3 vite. Fushatën e kemi nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me qejf dhe jo më dhunë ta bindim edhe personin e gjashtë. Në këtë muaj pra gjashtë persona janë larguar vullnetarisht. Sonte besoj që edhe personi i shtatë të bindet për t’u larguar. Këtu na ka dhënë mbështetje edhe Prokuroria e Pejës. Pra për të shpëtuar nga ndjekja penale ata po largohen vetë”, ka thënë Zogaj për lajmi.net, përcjell albinfo.ch
Zogaj po ashtu ka thënë se personat që do të largohen nga listat e veteranëve, nuk do ta ngarkojnë më buxhetin e shtetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














