Futboll
Zvicra mund të jetë në një grup me Kosovën nëse kualifikohen Dardanët
20 Kombëtare kanë siguruar vizën për Kampionatin Evropian, derisa katër do ta sigurojnë në mars të vitit të ardhshëm
Fitorja ndaj Gjibraltarit e kualifikoi edhe matematikisht Zvicrën në Kampionatin Evropian. Kjo ishte pritur, derisa në kualifikime nuk e kishte edhe aq lehtë, sidomos përballë Danimarkës dhe Irlandës, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, tashmë Nati është në ethe se kush do të jenë kundërshtarët e tij në grupe në Kampionatin Evropian, që fillon në qershor të vitit të ardhshëm.
Zyrtarisht 20 kombëtare kanë siguruar kualifikimin, kurse katër të tjera do ta sigurojnë në mars të vitit të ardhshëm përmes Ligës së Kombeve. E njëra ndër to është edhe Kosova që do të luajë me Maqedoninë Veriore dhe nëse fiton me fituesin e përballje Gjeorgji-Bjellorusi, përcjell tutje albinfo.ch.
Zvicra ndodhet në vazon e dytë dhe është e sigurt se një kundërshtar në grup do ta ketë shumë të fuqishëm si Franca, Italia, Spanja, Anglia, Belgjika dhe Gjermania, kurse kundërshtari më i lehtë mund të jetë Urkaina.
Nga vazo e tretë mund të ballafaqohet me Turqinë, Austrinë, Danimarkën apo Suedinë, disa kundërshtare aspak për tu nënçmuar.
Nga vazo e fundit me Finlandën ose fituesit e grupeve në Ligën e Kombeve, e njëra ndër to mund të jetë edhe Kosova.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













