Integrimi
Shqiptari udhëheqës i kompanisë së njohur “Ecolog” në Nju Jork
Nazif Destani është shqiptari nga Tetova, themelues dhe kryetar bordi i kompanisë “Ecolog international” në Nju Jork të SHBA-ve.
Ai ka themeluar këtë kompani me shpirtin e vërtetë të sipërmarrjes. Kompania është shndërruar në ofruesin global të shërbimeve të integruara mbështetëse inteligjente në mbi 40 vende. Si pjesë e një projekti të implementuar në Tetovë, kjo kompani i ka ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar atje, përmes ndërtimit të një shkolle për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky bashkëpunim mendohet të vijojë shtrirjen e tij, si një përpjekje konkrete, për ta bërë arsimin më të arritshëm për të gjithë në nivel global.
Ndërmarrja globale e shërbimeve me qendër në Tetovë mbajti një event ku ishte nikoqire e ngjarjes së bashku me Qeverinë e Kanadasë, Qeverinë e Ganës si dhe me Forumin për Partneritet Global. Forumi u përqendrua në “Financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030” me delegacionin Ecolog International të udhëhequr nga themeluesi dhe Kryetari i Bordit të kompanisë, z. Nazif Destani. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë z. Ali Vezvaei, ky I fundit e mbajti fjalimin e mirëseardhjes para të pranishmëve.
“Ecolog është shndërruar në një ofrues global shërbimesh të integruara mbështetëse inteligjente në mbi 40 vende. Kjo prani nuk do të ishte e mundur pa besimin tonë tek ekspertiza dhe dija e personelit vendor”, tha ai.
Kujtojmë se Nazif Destani është nderuar nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) me titullin “Dr. Honoris Causa”, pasi që ky i fundit si një ndërmarrës tipik ka ndërtuar e zhvilluar në mënyrë impresive një kompani tanimë globale, siç është “Ecolog”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













