Futboll
Ambasada Britanike: Tifozët anglezë të bëjnë qejf në Kosovë
“Welcome&Respect” është shpërndarë nëpër pankarta në Prishtinë në shenjë mikpritjeje për anglezë, kjo mikpritje e ngrohtë është përgatitur për tifozët anglezë të cilët pritet të vijnë në Kosovë për ndeshjen e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Anglisë dhe Kosovës.
Ambasada e Britanisë në Kosovë, përmes një postimi në “Facebook”, kjo ambasadë e ka përshkruar Kosovën si vend të famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësorë, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka bërë thirrje për tifozët e Anglisë që të bëjnë qejf në Kosovë.
“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.




Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















