Lajme
Të punësuarit në Zvicër, gjithnjë e më të pakënaqur
Janë 78.1% të të punësuarve që brengosen për vendin e tyre të punës. Ndërsa është rritur edhe pakënaqësia me pagat
Të punësuarit në Zvicër janë gjithnjë më të pakënaqur me kushtet e tyre të punës. Këtë konstatim e ka bërë Federata e sindikatave zvicerane Travail Suisse, në një komunkatë të saj të publikuar sot, shkruan srf.ch.
Sipas një sondazhi përfaqësues të bërë online në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Profesionale të Bernës, rreth 42.3 % të punëtorëve janë shprehur se ndihen shpesh të stresuar për shkak të punës që bëjnë, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, gjthnjë më shumë punëtorë brengosen për vendin e tyre të punës.
Për pakënaqësinë e tyre, sipas sondazhit, “fajtore” janë pagat që kanë stagnuar, ashtu si dhe problemet e përshtatjes së profesionit me jetën private.
Shkalla prej 42.3% e stresit, e regjistruar në këtë sondazh, është për 2.3% më e lartë se ajo e një viti më parë.
Vetëm 6.7% të të anketuarve nuk ndihen asnjëherë të stresuar nga puna, përcjell albinfo.ch. Duket e besueshme lidhja në mes të stresit të konstatuar dhe orëve shtesë të punës që po bëhen gjithnjë më të shpeshta për të punësuarit, kanë shkruar autorët e studimit.
Në asnjërin nga pesë studimet e realizuara deri tash mbi këtë temë nuk është vlerësuar kaq negativisht sikur këtë vit, dimensioni shëndetësor.
Janë 78.1% të të punësuarve që brengosen për vendin e tyre të punës. Ndërsa është rritur edhe pakënaqësia me pagat. 12.4% konsiderojnë se rrogat e tyre nuk janë në përputhje me punën. Një vit më parë, këtë mendim e kishin 9.4% të të anketuarve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












