Kosova
Flamujt e origjinës së mallrave po “zhduken” në shumë dyqane
Shumë subjekte afariste në Kosovë nuk po e zbatojnë në masën e duhur udhëzimin administrativ që obligon operatorët ekonomikë që ta vendosin flamurin e origjinës së produktit nëpër dyqane, në mënyrë që konsumatorët të njoftohen me origjinën e mallrave që blejnë. Për shkak të neglizhencës së zbatimit të këtij udhëzimi, vazhdon shqiptimi i gjobave nga Inspektorat i tregut.
Ky vendim ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti, pak kohë pas vendosjes së taksës doganore 100 për qind për të gjitha produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se po e monitorojnë zbatimin e këtij udhëzimi, por, sipas tyre, numri i vogël i inspektorëve në terren mund të ndikojë që operatorët ekonomikë të mos i përgjigjen gjithmonë udhëzimit.
Megjithatë, kryeinspektori i Tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, në një bisedë për REL, thotë se Inspektorati i tregut ka gjobitur rreth 150 biznese, të cilat nuk e kanë respektuar vendimin për vendosjen e flamujve të origjinës së produktit.
Ai tregon se Inspektorati i kësaj ministrie ka vetëm 14 inspektorë, kurse për një monitorim të mirëfilltë të këtij udhëzimi, ai thotë se duhet të angazhohen edhe inspektorët komunalë.
“Aty ku vërehet se nuk kanë vendosur flamuj, gjoba lëshohet menjëherë prej 1000 eurosh. Inspektorati i sigurisë në kuadër të MTI-së ka dhënë 74 gjoba, kurse Inspektorati i tregut ka gjobitur 72 subjekte. Pra, në përgjithësi janë shqiptuar 146 gjoba vetëm për mosvendosjen e flamujve të origjinës”, bën të ditur Syla.
Në bazë të udhëzimit, në rast se bizneset nuk e respektojnë udhëzimin administrativ, atëherë mund të pasojnë gjoba nga 1000 deri në 20 mijë euro. Nëse bizneset nuk kanë arritur të vendosin të gjithë flamujt, por vetëm pjesërisht, atëherë dënohen me 1000 euro. Por, nëse kanë anashkaluar komplet procesin e vendosjes së flamujve, atëherë lëndët do të procedohen në Gjykatat e Kosovës, ku dënimi mund të arrijë prej 5 deri 20 mijë euro.
Radio Evropa e Lirë ka evidentuar disa raste në qendra tregtare në Prishtinë, ku nuk figuron flamuri i origjinës pranë produktit përkatës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












