Lajme
Pesë shqiptarët fitues në zgjedhjet e SHBA-së
Pesë shqiptarë kanë dalë fitues në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.
Kandidatja shqiptare, Buta Biberaj, nga bashkësia demokratike mposhti republikanen Nicole Wittmann, me 53,684 vota ndaj Wittmann me 51,476.
Shqiptarja Buta Biberaj zgjidhet prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA. Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura në SHBA.
Jetlir Kulla ka shkuar që fëmijë në SHBA dhe ka kandiduar për mandatin e tretë në Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury. Kulla ka fituar mandatin e tij të tretë për Këshillin Bashkiak të qytetit Waterbury, Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin në këshill, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Donna Colorio do të jetë pjesë e Këshillit të Qytetit të Worcester-it.
Gjithashtu edhe Robert Gjonaj është shpallur fitues për Këshillin e Qytetit në Livonia, Michigan ndërsa Vedat Gashi do të përfaqësojë shqiptarët në Bordin e Legjislatorëve në Westchester, pra Gashi u bë ligjvënësi i parë shqiptar në prefekturën Uestçestër të Nju-Jorkut. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












