Kosova
Shtohen kërkesat që paga minimale të jetë 350 euro
Qytetarët kërkojnë që paga minimale në sektorin privat të rritet.
Meqenëse paga minimale në sektorin privat është 250 euro, mbrojtësit e të drejtave të punëtorëve kërkojnë që kjo shumë të rritet edhe për 100 euro.
Së fundmi sindikalistët kanë vendosur që Qeverisë së re t’i adresojnë kërkesën e re, me të cilën synojnë që paga minimale të jetë 350 euro.
E gjitha kjo erdhi si shkak i ndryshimeve të standardit të jetesës dhe rritjes për çdo ditë të çmimit të produkteve të konsumit, shkruan koha.net.
Po ashtu edhe qytetarët kërkojnë që paga minimale në sektorin privat të rritet.
Ata thonë se një pagë e tillë nuk i mbulon as shpenzimet minimale që nevojiten për një familje.
Ndërsa, partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje, ende nuk ka ndonjë plan konkret për këtë çështje.
Kandidati për deputet, Hekuran Murati, nëpërmjet telefonit ka thënë se vetëm pas takimit të radhës me LDK-në, të enjten, ku pritet të trajtohet edhe paga minimale, do të mund të prononcohen për këtë çështje.
Nga ana tjetër, Këshilli Ekonomiko-Social, i cili vendos për rritjen e pagës minimale, gjatë këtij viti kishte shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale nga 170 sa është aktualisht, në 250 euro.
Për të njëjtën gjë edhe legjislatura e kaluar kishte diskutuar, për çka deputetët kishin kërkuar që të ketë harmonizim të pagës së sektorit privat me atë publik, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













