Lajme
Sa imamë shqiptarë janë në Zvicër
Rreth 130 imamë janë aktivë në Zvicër, kryesisht sunitë, dhe shumë prej të cilëve marrin trajnimin e tyre fetar jashtë vendit, në Ballkan, Turqi, Egjipt dhe Arabinë Saudite
Hulumtimi nga Qendra Zvicerane për Islam dhe Shoqëri (SZIG) në Universitetin e Fribourg ka treguar se 130 imamë janë aktivë në xhami dhe vende të tjera të lutjes në Zvicër. Pothuajse të gjithë janë sunitë dhe gati gjysma janë me origjinë turke.
Komuniteti që flet shqip, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia Veriore, kanë 40 imamë, 30 prej të cilëve punojnë me kohë të plotë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ekzistojnë gjithashtu 13 me origjinë boshnjake dhe 15-20 nga bota arabe. Aktualisht nuk ka një program standard trajnimi për imamët në Zvicër, dhe shumica e tyre marrin trajnimin e tyre fetar jashtë vendit.
Përveç konsideratave teologjike, zgjedhja e vendndodhjes së studimit bëhet për shkak të faktorëve ekonomikë, siç janë bursat, mundësinë për të mësuar arabisht dhe motivimin personal, zbuluan studiuesit, përcjell tutje albinfo.ch.
Shumica e trajnimeve zhvillohen në Ballkan, Turqi, Egjipt dhe Arabinë Saudite. Për shembull, shumë imamë – kryesisht me origjinë shqiptare – kanë marrë trajnime në Arabinë Saudite, e cila ofron bursa bujare për disa imamë të rinj, veçanërisht ata nga rajone me të ardhura të ulëta të ish-Jugosllavisë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













