Lajme
Loredana, këngëtarja më e mirë zvicerane për vitin 2019
Ava Max dhe Loredana ishin dy shqiptaret që u vlerësuan me çmim në MTV Ema.
Suksesi evropian i “Sweet but Psycho” u kurorëzua dje për Ava Max me çmimin “Best Push” në MTV Europe Music Awards 2019.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e lindur në SHBA arriti të mposhtë konkurrencën e Billie Eilish, H.E.R., Mabel dhe Rosalía, duke marrë një çmim të rëndësishëm për artistët e rinj në evenimentin më të rëndësishëm të muzikës në Evropë.
Ava ishte edhe një performuese në skenën e Seviljes, ku elektrizoi publikun me hitet e saj “Torn” dhe “Sweet but Psycho”.
Loredana ishte artistja tjetër shqiptare që u vlerësua në MTV Ema. Ajo u shpall si këngëtarja më e mirë zvicerane për vitin 2019, ndërkohë që në të njëjtën kategori ishte edhe shqiptarja tjetër Ilira.
Bebe Rexha, gjithashtu këngëtare me origjinë shqiptare, ishte nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, për këngën “Call You Mine” të publikuar me The Chainsmokers, por pa mundur të fitojë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë














