Lajme
Çfarë pritet të ndryshojë për t’i mbrojtur lopët në Zvicër
Gjobat për mbeturinat në zonat bujqësore duhet të bëhen dhjetë deri 100 herë më të larta, ka argumentuar një politikan zviceran
Politikani ka thënë se hedhja e mbeturinave po shkakton një “kërcënim të qëllimshëm për mirëqenien e kafshëve”.
Roger Zurbriggen thotë se gjobat më të larta janë të nevojshme për të mbrojtur lopët zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vendosur një propozim për rritje dramatike të ndëshkimeve për shëtitësit që lënë mbeturina në fshatrat zvicerane.
“Mbetjet që hanë këto kafshë mund të çojnë në lëndime të dhimbshme apo edhe vdekje”, deklaroi ai.
Zurbriggen tha që rreziqet janë më domethënëse në zonat, ku përdoret makineria bujqësore. “Kanaçe alumini dhe sende të tjera të shtypura nga makineria bujqësore përbëjnë një rrezik të madh për jetën e egër dhe bagëtinë.” Gjoba e tanishme për mbeturina në Zvicër është 40 franga. Zurbriggen ka argumentuar për një rritje dramatike, duke thënë se gjobat për mbeturinat duhet të jenë më shumë CHF 4000, në mënyrë që të kompensojë “dëmin e pësuar nga pronari i bagëtisë”.
Siç raportohet nga e përditshmja zvicerane 20 Minuta, ideja ka fituar tashmë një të tretën e mbështetjes në Parlament.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















