Shkurt.ch
Bazel: Baballarët, të paktën tetë javë pushim nga atësia
Qyteti i Bazelit dëshiron të prezantojë një pushim të kombinuar prindëror prej 24 javësh, gjë që do t’u mundësonte të dy prindërve të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.
Pushimi aktual i lehonisë në Zvicër është 14 javë. Etërit nuk kanë pushim për të qëndruar me fëmijën e tyre të posalindur, por në shtator Parlamenti mbështeti një propozim për t’u dhënë atyre dy javë leje të paguar të atësisë, shkruan gazeta zvicerane”the local.ch”.
Sipas propozimit të Bazelit, babait do t’i jepet tetë javë, me 16 javët e mbetura të ndara midis dy prindërve. Pushimi prindëror mund të merret gjatë periudhës midis lindjes dhe fillimit të shkollimit të fëmijës.
Mocioni, i cili u prezantua nga Partia Social Demokratike e krahut të majtë, u pranua në nivelin bashkiak. Kantoni tani ka tre muaj për të marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Nëse pranohet, do të ishte hera e parë që baballarët në Zvicër marrin pushim të zgjatur të atësisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












