Kosova
Rinumërim të votave kërkon edhe një parti tjetër
Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka parashtruar në PZAP kërkesë për rinumërimin e 198 vendvotimeve të reja në 26 komuna të Kosovës
Kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, ka thënë se bazë për kërkesën e tyre është rinumërimi i 844 vendvotimeve deri më tani.
“Mbi të njëjtën bazë, edhe subjekti politik PLE sot parashtroi kërkesë për rinumërim të 198 vendvotimeve në PZAP, që pas analizimit të të dhënave të publikuara nga KQZ, kemi konstatuar, që përveç lëshimeve teknike në formularët e përshtatjes të rezultateve – FPR-së, përkatësisht të mosplotësimit të të dhënave në rubrikën në formularëve për subjektin tonë politik PLE, pas analizimit të të dhënave, kemi gjetur se ka parregullsi në bartjen e të dhënave nga PLE në rubrikën e subjekteve të tjera politike”, ka thënë Berisha, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
PLE thotë se rinumërimi i vendvotimeve, për të cilat ata kanë parashtruar kërkesë në PZAP, mund të ndikojë në krijimin e një procesi, para së gjithash, të saktë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












