Lajme
Dy skuadra në Gjermani, në luftë për Milot Rashicën
Gjiganti në Gjermani, Schalke 04 dhe skuadra tjetër, Leipzing, janë vënë në kërkim të kosovarit, Milot Rashica, i cili ka fituar emrin ‘Raketa’ në Gjermani pas paraqitjeve të mira
Sipas mediumit gjerman, “Sport Bild”, Schalke është vënë në kërkim të kosovarit 23-vjeçar, por që është duke hasur në konkurrencë nga Leipzing.
Sipas asaj që shkruan ky medium, Rashica kishte qenë synim i Benficës verën e kaluar, por që oferta 18 milionë euro ishte refuzuar.
Megjithatë Rashica e ka bërë të qartë se synimi i tij është të qëndrojë në Gjermani, ose të kalojë në njërën prej tri ligave të famshme botërore: Spanjë, Itali apo Angli.
Kujtojmë se Rashica është në bisedime me skuadrën e tij aktuale për ta vazhduar kontratën, por që pika e mos marrëveshjes mes tyre është klauzola e lartë e cila për kërkohet të vendoset nga Werder për shitjen e Rashicës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












