Kosova
Detektivi amerikan: Kosovarët kanë shumë punë në luftën kundër krimit
Sipas tij, lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës
Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN WOMEN-it, mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
I pranishëm ishte edhe detektivi Roy Barcini nga SHBA-ja, ku shpalosi përvojën e tij në kuadër të luftës kundër viktimave të krimit.
Sipas tij, lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës, duke shtuar se kosovarët kanë shumë punë në këtë drejtim.
“Unë jam detektiv në Los Angelos tash e 30 vjet dhe punoj në shumë sfera në SHBA. Po ashtu po ndihem si në shtëpi, veçanërisht disa miq që na kanë vizituar në kuadër të Task-Forcës që është mbajtur këto ditë. Task-Forca të cilën ne e kemi themeluar para 4 vjetësh përben një staf të madh, sepse në departament janë 18 mijë persona që punojnë në staf dhe 9 mijë nën betim dhe nuk kemi pasur mënyra që ta luftojmë në përgjithësi këtë dukuri”.
“Dhe ne keni supozuar se trafikimi bëhet nga pjesa jugore nga Meksika për në SHBA. LA ka një popullsi të madhe e populluar nga shumë komunitete dhe ata që i përkasin një kulture tjetër. Ne jemi Task Forca më e madhe në botë dhe kemi 36 OJQ”.
“Një nga agjencitë që punojnë me neve janë punëtorët social 24 orë në javë dhe përgjigjen. Dua të theksoj se ne ende jemi në proces të ndërtimit të raporteve. Lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës duhet kohë dhe për të gjithë që merren me këtë dukuri. Ne gjithashtu bëjmë edhe konfiskim të telefonave normalisht përmes një mandati sepse pista e parë është ndërhyrja përmes rrjeteve sociale dhe sms-ve”, ka thënë ai.
Nga zyra e Kryeprokurorit të shtetit foli prokurori Besim Kelemdi. Ky i fundit dha disa shifra shqetësuese në lidhje me këtë dukuri.
“Trafikimi me viktima është një nga format më të përhapura në botë dhe një nga format më profitabile për ta në botë. Disa shifra qe flasin për këtë dukuri na tmerrojnë se diku 2.4 milionë janë viktima të qenieve njerëzore”.
“Një shqetësim tjetër është edhe raporti i UNICEF-it ku 2 milionë fëmijë bëhen viktima të skllavërimit. Këto shifra flasin për problemet e viktimave dhe të neve si shtet që duhet bëre më shumë. Duke filluar nga viti 2001 në Kosovë kjo dukuri është konsideruar si vepër penale dhe është mirë për neve si shtet që ne të kemi më shumë zbatueshmëri të ligjit”. percjell Albinfo.ch.
“Për ju që ndoshta nuk e dini se në Kosovë ekziston një ligj për shëndetësi që iu mundëson trajtimin shëndetësor pa pagesë viktimave të trafikimit të krimit”, ka thënë Kelmendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













