Lajme
Çfarë kërkon Challendes nga “Dardanët”?
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot në orët e mesditës përgatitjet për ndeshjen kundër Malit të Zi.
Në shërbim të përzgjedhësit Bernard Challandes kanë qenë të gjithë futbollistët, të cilët gjatë daljes në fushën e gjelbër janë shoqëruar me duartrokitje të një grupi të fëmijëve, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur stërvitjen e “Dardanëve”.
Për dallim nga ditët e kaluara kur stërvitjet janë zhvilluar në orët e mbrëmjes, sot, trajneri zviceran ka preferuar orët e mesditës për ta kryer stërvitjen e radhës, në të cilën futbollistët krahas punës në aspektin fizik dhe disa skemave të lojës, u fokusuan edhe në harkime nga krahët si dhe ushtruan gjuajtjet standarde.
Edhe në këtë seancë stërvitore Challandes kërkoi nga futbollistët që kundër Malit të Zi të jenë sa më agresivë në sulm dhe të jenë sa më të përqendruar që të shfrytëzojnë në maksimum secilin rast që u jepet.
Ndërkohë, atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët e presin me entuziazëm mbrëmjen e së hënës me bindje se do të arrijnë fitoren e radhës, e cila do t’i mbajë Dardanët në garë për kualifikim në Euro 2020.
Stërvitjen e fundit para ndeshjes Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë të dielën në orën 18:00, ku trajneri zviceran përfundimisht do të vendosë për lojtarët me të cilët do t’i kundërvihet Malit të Zi, shkruan rtklive, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













