Jeta në Zvicër
Zvicra do të “eksportojë” të burgosurit e saj jashtë vendit
Kjo kërkesë ka ardhur para së gjithash nga kantonet perëndimore të Zvicrës ndërsa si vende ku mendohet të “eksportohen” të burgosurit janë përmendur Gjermania dhe Franca
Burgjet e stërmbushura, sidomos ato në Zvicrën perëndimore, kanë detyruar autoritetet kompetente të kërkojnë zgjidhje përkatëse. Në mesin e atyre që po shqyrtohen seriozisht është dërgimi i të burgosurve nga Zvicra për të vuajtur dënimin në vende të tjera.
Konferenca e drejtorëve kantonalë të policisë dhe drejtësisë (KKJPD) me një shumicë të ngushtë ka vendosur që të ngarkojë Ministrinë Federale të Drejtësisë që të bëjë sqarimet e nevojshme në këtë drejtim, ka thënë Roger Schneeberger, sekretar i përgjithshëm i KKJPD. Ai ka konfirmuar një lajm të publikuar të premten nga emisioni “10vor10” i televizionit publik zviceran SRF. Sipas tij, ky vendim është marrë në vjeshtë. Por, Ministria duhet të sqarojë se cilat janë parakushtet juridike për bartjen e të burgosurve jashtë vendit, ka shtuar Schneeberger.
Kjo kërkesë ka ardhur para së gjithash nga kantonet perëndimore të Zvicrës ndërsa si vende ku mendohet të “eksportohen” të burgosurit janë përmendur Gjermania dhe Franca. Por, Schneeberger ka thënë se ende nuk u janë bërë kërkesat shteteve perkatëse pasi që priten sqarimet ligjore nga ministria. Nga ana tjetër, kantonet nuk i kanë vendosur ministrisë ndonjë afat kohor lidhur me këtë.
Fillimisht, idenë për bartjen e të burgosurve jashtë vendit për të lehtësuar barrën e burgjeve të Zvicrës e ka dhënë në mediet e Zvicrës perëndimore drejtori i policisë në kantonin Jura, Charles Juillard. Sipas tij, ndërtimi i burgjeve të reja në Zvicër kushton shumë në para dhe në kohë. Për këtë arsye, eksportimi i të burgosurve, si masë e përkohshme do të ishte më i arsyeshëm.
Edhe drejtori i sigurisë në Kantonin e Gjenevës, Pierre Maudet e ka përkrahur idenë duke e quajtur “joshëse”. Në kantonin e tij problemi i mbipopullimit të burgjeve është në fakt më i theksuari. Në veçanti burgu Champ-Dollon është në mënyrë kronike i stërmbushur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












