Futboll
Sulmuesi kosovar, objektiv i klubeve të mëdha
Futbollisti prizrenas po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes
Pas Tottenhamit, sulmuesit kosovar Vedat Muriqi ia ka vënë syrin edhe klubi tjetër nga Premierliga, Bournemouth. Futbollisti prizrenas po shkëlqen në fanellën e Fenerbahçes dhe me Përfaqësuesen e Kosovës. Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa i përket afatit kalimtar, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve të mëdha pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen dhe Përfaqësuesen e Kosovës.
Forma e lartë e futbollistit prizrenas ishte arritur sezonin e kaluar teksa po luante tek Rizespori, me të cilin realizoi 14 gola dhe dhuroi 5 asistime në 30 ndeshje, përcjell Albinfo.ch.
E këtë formë, ai e vazhdoi edhe te gjiganti nga Stambolli, ndërsa me Kosovën i shënoi dy gola në muajin shtator, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Me këtë rast, 25-vjeçari ishte vëzhguar nga Tottenhami, por flitej se interesim për të kishte shfaqur edhe gjiganti tjetër anglez, Manchester United.
Mirëpo, mediat turke shkruajnë sot se interesim për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur edhe klubi tjetër i Premierligës, Bournemouth.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













