E-Diaspora
Nëpunësi austriak u ka shitur lejeqëndrimi 29 kosovarëve: 9000 euro për person
Veç 29 kosovarëve, në grupin e përfituesve janë edhe 7 shtetas të Serbisë, 6 të Maqedonisë, 2 të Bosnjës, një nga Kroacia, një nga Ukraina dhe një nga Moldavia
Në Gjykatën e Landit Wiener Neustadt ka filluar të mërkurën një proces i madh gjyqësor me 51 persona të akuzar. I akuzuari kryesor është një zyrtar 56-vjeçar austriak, i cili ngarkohet se u ka shitur të huajve leje qëndrimi në Austri, njofton APA (Agjencia Austriake e Lajmeve).
Krahas tij, akuzohen edhe tre ndërmjetësues si dhe 47 personat që kanë përfituar me pagesë lejet e qëndrimit. Në mesin e tyre janë 29 shtetas kosovarë.
Sipas deklarimit të avokatit të tij, i akuzuari kryesor (zyrtari 56-vjeçar) ka pranuar pjesërisht fajësinë, gjegjësisht keqpërdorimin e pozitës zyrtare, por ka hedhur poshtë akuzën për korruptim, transmeton albinfo.ch. I përmenduri akuzohet se ka shpërndarë leje qëndrimi për të huajt, pa pasur mbështetje në ligjin mbi azilin.
Duke e bërë këtë, ai asnjëherë nuk ka ndarë vendime pozitive të azilit (njohje të statusit të qëndrimit mbi bazën e kërkimit të azilit), por leje të ndryshme qëndrimi, transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim ai kishte marrë para: disa mijëra euro për secilin rast.
Akuzat ishin bërë për herë të parë të njohura në prill të vitit 2017. Zyrtari në fjalë ka qenë i punësuar në një zyrë të jashtme (degë) të Entit Federal për të huaj dhe azil (BFA). Pas bërjes të njohur të rastit, ai është pezulluar nga puna.
Veç 29-kosovarëve, në grupin e përfituesve janë edhe 7 shtetas të Serbisë, 6 të Maqedonisë, 2 të Bosnjës, një nga Kroacia, një nga Ukraina dhe një nga Moldavia.
Mediat e tjera austriake shkruajnë po ashtu se në varësi nga përkatësia shtetërore ata kanë paguar deri në 9000 euro për person, përcjell albinfo.ch. Sipas tyre, një përkthyese boshnjake ka shërbyer si ndërmjetësuese dhe ajo ka marrë për secilin rast të ndërmjetësuar nga 500 euro.
Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve: 51 të akuzuar, 51 avokatë dhe katër përkthyes, në sallën e gjykatës ishte bërë ngushtë, paraditen e të mërkurës. Për këtë arsye procesi është përcjellë përmes transmetimit me video xhirim në sallën e dytë.
Po kështu, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, janë paraparë 16 seanca gjyqësore deri më 18 dhjetor.
I akuzuari kryesor, në rast se dënohet, pritet të marrë një dënim me burgim deri në 5 vjet.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













