Kosova
Gjermani: Këto janë kompanitë kosovare në panairin “Anuga 2019”
Kompanitë prodhuese kosovare nga 5 deri më 9 tetor 2019 do të marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore “Anuga 2019” që mbahet në Këln të Gjermanisë.
Pjesëmarrja e kompanive kosovare është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Kompanitë prodhuese kosovare që do të promovojnë produktet e tyre në këtë panair janë: “Elkos”, “Moea”, “Frutex”, “Eurofruti”, “Eurofood”, “Abi & Elifi 19”, “Fluidi”, “Devolli Corporation”, “Industria e mishit Calabria”, “Essi”. Njëherësh, kompanitë tona gjatë panairit pritet të zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
Panairi “Anuga 2019” vizitohet nga rreth 190,000 vizitorë, të cilët njihen për së afërmi me produktet më të fundit nga 8,200 ekspozues të produkteve ushqimore në botë.
Në këtë panair prezantohen prodhimet e ngrira nga frutat dhe perimet, industria përpunuese ushqimore nga pemët dhe perimet, industria përpunuese e mishit, pije energjike, kafe dhe lëngje, prodhime EKO etj.
Kosova në këtë panair promovohet krahas shteteve të tjera, si: Kroacia, Italia, SHBA, Britania e Madhe, Kina, Spanja, Turqia, Franca, Holanda, Greqia, Belgjika etj,.
Shtandi i Kosovës në këtë panair gjendet në Hall nr. 07.1, shtandi nr. C-020g-D021g
Panairi “Anuga 2019” mbahet nga data 5 deri më 9 tetor 2019 në Këln të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












