Kosova
Votat e diasporës nuk janë të sigurta, dyshohet për manipulime
Fletëvotimet e mërgatës, po qëndrojnë në Ministrint e Infrastrukturës, kjo krijon pasiguri
Dy mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë regjistruar deri para tri ditësh në Kosovë.
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), janë pranuar 2 mijë pako fletëvotime nga diaspora.
Vota e diasporës po qëndrojnë në Ministrinë e Infrastrukturës. Vendosja e këtyre votave në objekte si ky i Ministrisë dhe jo në KQZ po konsiderohet si mundësi për dallavere me to.
Shumë njohës të çështjeve politike thonë se për shkak të rezultatit të ngushtë që pritet të jetë në zgjedhjet e këtij viti, ka shumë mundësi të manipulohet me votat e diasporës, të cilat, siç thonë ata, do ta përcaktojnë fituesin, ka shkruar “Zëri”.
Sipas raportit, ekszitojnë rreth 35 mijë aplikues për të votuar për zgjedhjet e parakohshme, deri tani e kanë përfunduar këtë proces rreth 2000 persona, votat e të cilëve janë pranuar nga KQZ-ja, por të njëjtat nuk janë duke qëndruar në hapësirat e këtij organi.
Pakot e votove të mërgatës kanë zënë vend në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të, siç thotë KQZ-ja, mungesës së hapësirës në këtë institucion. Mirëpo ish-udhëheqës të KQZ-së dhe njohës të rrethanave politike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mjaftueshëm hapësira për t’i mbajtur pakot e fletëvotimeve të diasporës, shkruan më tutje “Zëri”.
Fletëvotimet e mërgatës, si në këtë rast në Ministri të Infrastrukturës, krijon pasiguri për ato vota, për të cilat në raste si këto mund të krijohet përshtypje se nuk e kanë rëndësinë e njëjtë me votat e qytetarëve rezidentë të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











