Integrimi
Nxënësit e shkollës shqipe festuan Ditën e Flamurit
Me një program artistik të përbërë nga recitale, vjersha dhe këngë të përgatitur nga mësuesit e tyre, nxënësit i kënaqën prindërit e tyre dhe mysafirët
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për kantonin Cyrih ka bërë tashmë një traditë disavjeçare të organizimit të manifestimeve të ndryshme me karakter kulturor dhe kombëtar të cilat i kremton për çdo vit së bashku me nxënës të shkollave shqipe dhe prindërit e tyre nga kantoni i Cyrihut.
Rinora 4 që gjendet në Rümlang, në afërsi të Cyrihut kishte hapur dyert për nxënës, prindër shqiptarë dhe mysafirë nga Kantoni Cyrih por edhe nga kantonet tjera për rreth.
Ky lokal i bukur dhe me hapësirë të madhe, ishte mbushur përplot mysafirë të cilët kishin filluar të nxënë vend nga minutat e parë të hapjes së lokalit.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe përfaqësuesit Ambasadës së R. së Shqipërisë, Kastriot Noli dhe asaj të R. së Kosovës, Sali Sefa.
Si zakonisht programi u hap me himnin e flamurit kombëtar të kënduar nga një grup i madh i nxënësve të shkollave shqipe, nën dirigjimin e mësuesit Hasan Spahiu.
Kësaj radhe jo si herëve tjera LAPSH i dhanë mundësinë një ish nxënëse të shkollës shqipe Qëndresa Kuqi për të moderuar programin e kësaj kremte. Qëndresa hapi programin dhe përshëndeti të pranishmit në këtë pasdite festive me programin e nxënësve të shkollës shqipe.
Më pas Naser Ulaj, kryetar i LAPSH për Kantonin e Cyrihut në pika të shkurtra foli mbi rëndësinë e 28 Nëntorit dhe pavarësinë e Shqipërisë, sepse nëpër këtë datë kaluan shumë ngjarje të rëndësishme historike, duke përshkruar datën 28 me shkronjë të artë e cila i lidh tri vendet shqiptare si Krujën, Vlorën dhe Drenicën.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i LAPSH për Zvicër, Nexhat Maloku.
Më pas ministri këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë z. Noli dhe Konsulli i R. Kosovës z. Sefa me nga një fjalë rasti përshëndetën të pranishmit në emër të institucioneve duke falënderuar LAPSH-in për punën e çmuar dhe mundin që po jep në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pastaj skena ishte për nxënësit të cilët me një program artistik të përbërë nga recitale, vjersha dhe këngë të përgatitur nga mësuesit e tyre i thurën vargje flamurit, atdheut trojeve shqiptare të ndara, heronjve që dhanë jetën për liri duke i kënaqur prindërit e tyre dhe mysafirët. Publiku i shpërblente ata me shumë duartrokitje dhe në fytyrat e tyre ishte i papërshkrueshëm gëzimi.
Në vazhdim, me disa valle shqiptare nga trevat tona, si mysafire e LAPSH-it doli në skenë Ansambli “Trojet” i cili u paraqit me dy valle të bukura shqipe. Në vijim të programit mësuesit e LAPSH-it kishin përgatitur edhe një kuiz të diturisë ku u shpërblyen nga LAPSH-i 10 nxënës me dhurata simbolike.
Pjesa e dytë e programit filloi me muzikë popullore duke i ftuar të pranishmit në vallëzim. Të gjithë së bashku mësues, nxënës, prindër dhe mysafirë të tjerë u kënaqën nën tingujt e muzikës deri në orët e vona të mbrëmjes.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












