Jeta në Zvicër
Zvicra voton për tri iniciativa nacionale
Sot, në referendumet që mbahen në nivel nacional do të votohen: Iniciativa "Ecopop" (kundër mbipopullimit me të huaj), ajo kundër taksimit paushall të të huajve dhe iniciativa "Ta shpëtojmë arin zviceran"
Në gjithë Zvicrën sot është ditë e votimeve të iniciativave të ndryshme në nivel nacional dhe në atë lokal. Në rrafshin nacioanal votohen: Iniciativa “Ecopop” (kundër mbipopullimit me të huaj), ajo kundër taksimit paushall të të huajve dhe iniciativa “Ta shpëtojmë arin zviceran”
Në njërin prej referendumeve për të cilët votohet në nivel vendi të dielen do të vendoset çështja e kufizimit të numrit të të huajve, gjegjësisht për iniciativën e njohur me emrin „Ecopop“. Të gjitha partite e përfaqësuara në parlament dhe po ashtu edhe qeveria e vendit kanë rekomanduar të votohet kundër.
Edhe iniciativa tjetër “Ta shpëtojmë arin zviceran” ishte pritur me skepticizëm nga ana qeverisë dhe biznesit dhe sipas sondazheve të kryera ka më shumë gjasa të hidhet poshtë.
Iniciativa e tretë në nivel nacional, ajo për taksimin paushall të të pasurve të huaj synon t`u heq favorizimet pasanikëve me shtetësi të huaj të cilët paguajnë teatime simbolike në krahasim me pasurinë që zotërojnë.
Të tri iniciativat, sipas asaj që tregojnë sondazhet e fundit pritet të hidhen poshtë nga votuesit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














