Lajme
Zvicra shkurton shërbimin civil: Nga 40, tash përfundon në moshën 36-vjeçare
Me ndryshimin e ligjit, koha për këtë shërbim fillon nga mosha 19 vjeçare dhe përfundon me moshën 36 vjeçare
Shërbimi civil i detyrueshëm në Zvicër, ndryshe nga shërbimi ushtarak, nuk mund të kryhet për një periudhë pa ndërprerje. Këtë vendim e ka marrë të hënën Dhoma e Kantoneve, duke vepruar kështu në përputhje me Dhomën Nacionale që kishte vendosur njësoj, para saj, shkruan srf.ch. Me këtë vendim, është hequr nga rendi i ditës propozimi i Këshillit Federal për këtë pikë.
Propozimi në fjalë kërkonte që shërbimi civil në ushtri të mund të kryhej edhe në një kohëzgjatje pa ndërprerje, e cila do të ishte 245 ditë.
Nga ana tjetër, Dhoma e Kantoneve është pajtuar me propozimin tjetër të Këshillit Federal, transmeton albinfo.ch. Ai kërkonte që Zvicra të ketë mundëi t’i dërgojë shërbyesit e mbrojtjes civile në raste katastrofash të ndryshme në botën e jashtme. Fjala është për vendet me të cilat kufizohet Zvicra dhe jo në gjithë botën, siç kishte kërkuar një pakicë në Parlament.
Të dy dhomat kanë qenë të një mendjeje që me ndryshimin e ligjit për shërbimin civil, të shkurtohet koha gjatë së cilës shtrihet detyrimi për këtë shërbim. Aktualisht, detyrimi për shërbim civil vlen nga mosha 20 deri në 40 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Me ndryshimin e ligjit, koha për këtë shërbim fillon nga mosha 19-vjeçare dhe përfundon me moshën 36-vjeçare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” "Tri Net Film Fest", ku filmi i shkurtër pushton skenën kryesore... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










