E-Diaspora
“Dardania” sfidon “FC Bundestagun”
Derisa të martën në Southampton Kombëtaret e Anglisë dhe Kosovës do të jenë duke kryer përgaditjet e fundit para ndeshjes së vlefshme kualifikuese, në kryeqytetin gjerman në Berlin do të zhvillohet poashtu një ndeshje interesante futbolli me pjesëmarrës shqiptarë.
Në Berlin do të zhvillohet një ndeshje interesante futbolli me pjesëmarrës shqiptarë.
Mysafir i ekipit të futbollit të politikanëve të Bundestagut gjerman (FC Bundestag) do të jenë anëtarët e shoqatës kulturore shqiptaro-gjermane „Dardania“ nga qyteti bavarez Bamberg, shkruan albinfo.ch.
Nuk është aspak lehtë të fitosh mundësinë të luash kundër politikanëve gjermanë. Por Dardanëve të vyeshëm nga Bambergu ju dha ky rast falë punës së tyre të palodhshme si në integrimin e komunitetit shqiptar në qytetin e tyre por edhe në forcimin e lidhjeve dhe miqësisë shqiptaro-gjermane. Natyrisht se lajmi se shoqata që e udhëheq ai është zgjedhur një nga shumë kandidatët për të luajtur kundër FC Bundestagut, ka gëzuar pa masë Kryetarin e shoqatës z. Florim Gashi.
„Si pjesëmarrës i rregullt i turnireve të futbollit me karakter multinacional dhe integrues, kam kuptuar se sporti, e para së gjithash futbolli, janë mundësi shumë e mirë të bashkojnë njerëzit“ flet Kryetari Gashi për aktivitetet e shoqatës të cilat nuk kufizohen vetëm me aktivitetet kulturore.
Rolin aktiv të shoqatës në këtë qytet e vlerëson lartë edhe deputeti i Bambergut në Bundestagun gjerman z. Andreas Schwarz i cili u angazhua shumë që ndeshjen e Shtaaorit kolegët e tij nga Parlamenti ta luajnë kundër bashkëqytetarëve të tij shqiptar.
„Ju falënderohemi përzemërsisht deputetit Schwarz për vlerësimin e tij për punën tonë dhe u angazhimin e tij që shoqata të ketë rastin të zgjeroj pervojën në një nivel kaq të lartë“ shprehet falënderues Florim Gashi i cili spjegon se për këtë lojë vlejnë rregulla tjera. Nuk kanë drejtë loje lojtarë aktiv në klube dhe të gjithë lojtarët duhet të jenë mbi moshën 40-vjeçare.
Edhe përbërja e ekipit do të jetë e larmishme. “Shqiptarë nga Kosova e Shqipëria por edhe politikanë gjermanë nga qyteti yne do të veshin fanelat e shoqatës të cilat i ka dhuruar Federata e Futbollit të Kosovës” flet Gashi për lojtarët e tij.
Prishtinasi Gashi i cili qe një kohë të gjatë është aktiv në grupet punuese të qytetit që kanë të bëjnë me integrimin e të huajve, shpreson që me këtë lojë të dërgoj edhe një porosi: “Ne jemi një komunitet i integruar shumë mirë por duam edhe të ngrejmë zërin për liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në Bashkësinë Europiane” spjegon ai qëllimin e prezentimit në Berlin. “Nëna dhe motrat e mia do të jenë të pranishme në Berlin. Për vizë ato kanë pritur mbi pesë muaj. Kosova gjindet në Evropë dhe rreth 400000 shqiptarë nga Kosova jetojnë në Gjermani. Pse ju duhet vizë familjeve tona kur duan të na vizitojnë në Gjermani? pyet Gashi pa fshehur zhgënjimin e tij që shtetasit e Kosovës ende nuk munden të lëvizin pa viza nëpër Evropë.
„Pjesa e tretë“ e lojës do të zhvillohet në një lokal në Berlin ku nikoqir do të jetë shoqata „Dardania“. Do të jetë ky një takim i politikanëve gjermanë me pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-kosovar në Gjermani por të pranishëm do të jenë edhe mysafirë nga Kosova. Për këtë mbrëmje është përgaditur edhe një program kulturor .
Të mërkurën për shoqatën Dardania do të organizohet pritje në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Bundestagun gjerman.
Të reealizosh një ide të tillë nuk është lehtë por Gashi dhe kolegët e tij mobilizuan disa donatorë të cilën mundësuan këtë udhëtim. Iniciativa si kjo duhet të jenë shembull për gjithë komunitetin në Gjermani dhe duhet të gjejnë përkrahje edhe te organet shtetërore por edhe të përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës në Gjermani. Asnjë delegacion i politikanëve nga Kosova nuk do të mund të mbledh 30 deputetë gjermanë për ti pritur ata. Dardanët nga Bambergu po. Për këtë aktivitet ata e meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme. /Albinfo.ch.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













