Lajme
Zvicra shtrenjton rrymën elektrike
Konsumatorët do të paguajnë nga 0.2 rapë më shumë se deri tash ose gjithsej 20.7 rapë për kilovatorë

Vitin që vjen në Zvicër do të ketë një ngritje të çmimit të energjisë elektrike prej rreth 1 për qind për konsumatorët privatë. Për një familje mesatare tipike zvicerane i bie se ngritja e çmimit do të jetë rreth nëntë franga në vit në krahasim me vitin paraprak, bën të ditur Komisioni Federal për Elektricitet, ElCom.
Kështu, shpenzimi i 4500 kilovatorëve, në vitin 2020 do të kushtojë rreth 930 franga, transmeton albinfo.ch. Konsumatorët do të paguajnë nga 0.2 rapë më shumë se deri tash ose gjithsej 20.7 rapë për kilovatorë.
Rreth dy të tretat e operatorëve të rrjetit të energjisë elektrike do ta shtrenjtojnë prodhimin e tyre, thuhet më tutje në njoftimin e ELCom. Ndërsa rreth një e treta e tyre, janë kundër ngritjes ose parashikojnë edhe ulje.
Tarifat e energjisë elektrike krijohen nga bashkimi i tarifës së shfrytëzimit të rrjetit, nga vetë tarifa e energjisë, nga pagesat që u bëhen komunave dhe nga shtesa për rrjetin.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak