Lajme
Shefi i hekurudhave zvicerane jep dorëheqjen në një kohë turbulencash për SBB-në
Një sërë parregullsishë janë shpeshtuar në SBB sidomos muajve të fundit dhe ato kanë ndikuar në imazhin e ndërmarrjes më të madhe të transportit në Zvicër. Por Meyer mohon lidhjen e tyre me dorëheqjen e tij
Drejtori i Ndërmarrjes Fedreale të Hekurudhave të Zvicrës SBB/CFF, Andreas Meyer ka paraqitur dorëheqjen. Ai do të pushojë së drejtuari koncernin e madh gjatë vitit të ardhshëm (2020), ka bërë të ditur në një konferencë për media të mbajtur sot, pa precizuar datën, shkruan srf.ch. Kjo, sipas tij, do të varet nga gjetja e pasardhësit të tij në këtë post.
Meyer është në krye të SBB/CFF nga viti 2007
Koha e shpalljes së dorëheqjes është caktuar paraprakisht (në muajin maj) në koordinim me stafin administrativ dhe ka të bëjë me synimin e tij që para moshës 60 vjeçare të kalojë në një fazë të re profesionale, ka theksuar Meyer, transmeton albinfo.ch. Për planin e tij për dorëheqje ai ka njoftuar edhe ministren federale që drejton këtë sektor, Simonetta Sommaruga.
Meier dëshiron që përvojat e tij në të ardhmen t`i fusë në veprim në detyra strategjike dhe “projekte të përzgjedhura”, si në stafe administrative dhe në shoqërimin e ndërmarrjeve të reja (“Startups”) si dhe në organizata jofitimprurëse.
Megjithatë, mediat zvicerane pretendojnë se dorëheqja e shefit të SBB-së nuk ka të bëjë vetëm me “përcaktimin e tij për sfida të reja”, shkruan albinfo.ch. Një sërë parregullsishë janë shpeshtuar në SBB sidomos muajve të fundit dhe ato kanë ndikuar në imazhin e ndërmarrjes më të madhe të transportit në Zvicër. Në muajin gusht ka ndodhur një aksident i rëndë me ç`rast një konduktor i trenit ka humbur jetën. Shkak për këtë ka qenë një defekt në derën e trenit.
Ndërsa problemi me dyert dhe probleme tjera teknike që janë identifikuar në një seri të re trenash, është bërë temë e rrahur shpesh kohëve të fundit në mediat zvicerane.
Por Meyer ka mohuar lidhjet që këto probleme mund të kenë me dorëheqjen e tij.
Fitimi i pastër i SBB-së në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2019 ka qenë për 4.5% ose për 279 milionë franga më i ulët se një vit më parë. Nga ana tjetër numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenat e SBB-së ka qenë 1.29 milion ose për 3.9 % më i madh se në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018.
Me njoftimin për dorëheqjen, Meyer ka shpallur shpërblime për të gjithë punëtorët e SBB-së: nga dy ditë pushim ose nga 800 franga për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj ndërmarrjeje.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














