Kosova
Grabitja e bankës në Shtime, banorët rrëfejnë atë që panë e dëgjuan
Banorët e Shtimes, u tmerruan nga një grabitje e cila ndodhi në këtë qytet, e që ngjau me filma aksion
Banorët e Shtimes u tmerruan nga një grabitje, e cila ndodhi në këtë qytet, e që ngjau me filma aksionë.
Daut Beqaj ka thënë se kjo ngjarje i ka traumatizuar fëmijët e tij. Ai thotë se nuk po ndjehen të sigurt as gjatë ditës.
“Kanë ardhur këtu me një veturë të kuqe dhe kanë gjuajtur nja tri herë me armë para derës sonë. Fëmijët më janë frikësuar shumë, po ashtu edhe gruaja. Një çikë ka qenë duke u larë në banjo në ato momente dhe është traumatizuar shumë pasi nuk e ka ditur çfarë po ndodh. Nuk po jemi të sigurt në këtë vend. Derën nuk guxojmë ta lemë të hapur. Edhe fëmijët i kemi traumatizuar. Këto gjëra janë bërë të përditshme”, shprehet për RTV Dukagjinin banori Daut Beqaj.
Sipas policisë, katër persona të panjohur kanë grabitur me armë të gjata zjarri këtë bankë në orët e mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se është gjetur vetëm vetura e grabitësve.
“Policia është vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Diku në fshatin Jezerc ka pasur përsëri gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të veturës së policisë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Pas një kohe, gjatë hetimit të rastit është gjendur edhe vetura e braktisur, e ndezur nga personat e dyshuar. Më të janë duke u marrë njësitet e forenzikës për ekzaminimin dhe mbledhjen e fakteve. Për momentin jemi duke vënë të gjitha njësitet në aksion për identifikimin e personave të përfshirë në rast dhe arrestimin e tyre”, deklaroi Agim Gashi.
Policia ka njoftuar se dy punëtore të kësaj banke kanë kërkuar trajtim mjekësor. Gjithashtu, ende nuk është bërë i ditur dëmi që i është shkaktuar kësaj pike financiare.
Ndërkohë kanë reaguar edhe Shoqata e Bankave të Kosovës. Ata kanë kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë kryerësit, përcjell Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/443541696249137/?t=0
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












