E-Diaspora
I.B. nga Maqedonia e Veriut vret gruan me të cilën jetonte ndaras
Rrethanat e sakta dhe motivet e vrasjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po zhvillohen nga ana e Prokurorisë Publike I të Kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Cyrihut

Të hënën pasdite Policia Kantonale e Cyrihut ka gjetur në një banesë në Dietikon (Cyrih) trupin e pajetë të një gruaje, viktimë të vrasjes me armë të ftohtë. Pak më vonë është arrestuar në Kantonin St. Gallen personi i dyshuar për vrasje, që është bashkëshorti i gruas së vrarë. Ata kohëve të fundit kishin jetuar të ndarë, shkruan sda.ch.
Viktima 34 vjeçe ashtu si dhe dorasi, 37-vjeçar, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
I akuzuari, I.B., kishte rënë edhe më parë në konflikt me ligjin. Në shkurt të vitit 2018 ai ishte fajësuar për ushtrim dhune dhe kërcënim ndaj bashkëshortes. Atëbotë ai ishte arrestuar dhe i ishte shqiptuar ndalesa e kontaktit dhe e qëndrimit në afërsi të banesës së gruas.
Pasi që gruaja në prill 2019 kishte njoftuar se burri i saj sërish po e ndiqte, policia kishte ndërmarrë masa plotësuese ndaj tij, mbi bazën e mbrojtjes kundër dhunës, transmeton albinfo.ch. Këto masa përfshinin edhe ndalimin e qëndrimit në rajon dhe të kontaktit me gruan.
Kjo ndalesë pastaj i ishte zgjatur me vendimin e gjykatës edhe për tre muaj tjerë. Gjatë kësaj periudhe, e cila ka përfunduar në fund të korrikut, nuk ishte shënuar ndonjë shkelje tjetër.
Në mëngjesin e hershëm të të dielës, më 25 gusht, katër javë pas mbarimit të masës për ndalim kontakti, ai kishte provuar të vendosë kontakt me gruan, me të cilën e kishte të përbashkët përgjegjësinë për përkujdesje të fëmijëve. Por në vend të saj, aty kishte qenë një i afërm i saj, transmeton albinfo.ch. Ky i fundit kishte njoftuar policinë se personi në fjalë po cingërronte parreshtur në zile dhe se po sillej në mënyrë të çuditshme.
Po atë ditë, policia kishte marrë edhe dy telefonata, sipas të cilave 37-vjeçari sërish ishte paraqitur në Dietikon, por policët që ishin mobilizuar, nuk e kishin gjetur aty.
Rrethanat e sakta dhe motivet e vrasjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po zhvillohen nga ana e Prokurorisë Publike I të Kantonit të Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kantonale të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri