Integrimi
Shkolla gjermane, edhe zyrtarisht me emrin e shqiptarit, “Refik Veseli”
Për ditën e pagëzimit të shkollës jane ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000
Më 8 tetor, një shkollë gjermane në Berlin edhe zyrtarisht pagëzohet me emrin “Refik Veseli” në nderim të shqiptarit me këtë emër, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte shpëtuar një familje hebrenje. Ai, si një djalë i ri, duke rrezikuar veten dhe familjen e tij, e kishte strehuar familjen hebrenje e cila mund të deportohej në kampet naziste të përqendrimit. Refik Veseli për veprën e tij të guximshme është nderuar nga muzeu i holokaustit “Yad Vashem” me titullin “I drejti në mes të popujve”.
Nxënësit e shkollës sekondare (shkolla fillore, cikli i lartë), me rastin e një vizite para disa vitesh në Yad Vashem kishin hasur në emrin e Refik Veselit, shkruan berlinerwoche.de. Me t`u kthyer, ata propozuan që shkolla e tyre të merrte emrin e përmendur . Në votimin që pasoi, k emër fitoi shumicën. Arsyetimi për këtë propozim ishte: Refik Veseli me angazhimin e tij ka treguar një shembull për humanitetin që nuk varet nga raca ose religjioni.
Për ditën e pagëzimit të shkollës jane ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000. Me këtë rast do të jepet edhe shfaqja me titullin “Fndet Refik” (Gjejeni Refikun).
Shkolla e cila e merr emrin e ri gjendet në lagjen “problematike” Kreuzberg të Berlinit, ku janë përqendruar më shumë të huajt. Edhe vetë shkolla e vuan imazhin e një shkolle problematike, ndërsa emërtimi i saj i ri hyn në mesin e masave që kjo shkollë po merr për përmirësimin e imazhit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












