Jeta në Zvicër
Maurer: Zvicra nuk ka rrezik akut nga ISIS-i
"Duke qenë “pa një të kaluar koloniale” dhe pa pjesëmarrje në konflikte, Zvicra gjithsesi është më pak në shënjestër se sa, për shembull, Franca"
Lidhur me ndonjë sulm të mundshëm të terroristëve të Shtetit Islamik (IS) në Zvicër ka pasur edhe reaksione të ekzagjeruara. Kështu ka thënë ministri i mbrojtjes i Zvicrës, Ueli Maurer në një intervistë dhënë gazetës zvicerane në gjuhën frënge “Le Temps”.
“Pa panik”! Kështu ka komentuar ai zhvillimet më të reja në vend. Sipas tij Shërbimi Informativ i vendit (NDB) është prej vitesh i përkushtuar në mbikëqyrjen e terrorizmit dhe xhihadizmit. Maurer më tutje ka thënë se “parandalimi është i rëndësishëm, sidomos mbikëqyrja e faqeve të internetit”.
Ai ka shtuar se Zvicra nuk është neutrale në luftën kundër terrorizmit. Ajo është e eksponuar dhe në këtë kuptim ekziston nevoja e koordinimit ndërkombëtar. Por, duke qenë “pa një të kaluar koloniale” dhe pa pjesëmarrje në konflikte, Zvicra gjithsesi është më pak në shënjestër se sa, për shembull, Franca.
Ministri zviceran i mbrojtjes ka theksuar se Zvicra dhe Franca janë në situata të ndryshme. “Myslimanët në Zvicër janë të integruar mirë, për ndryshim nga ajo çfarë ndodhë në disa periferi qytetesh franceze”, ka thënë ai, duke aluduar në trazirat e të huajve, krysisht myslimanë në paralagjet e Parisit dhe qyteteve tjera franceze kohë më parë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













