Jeta në Zvicër
Iniciativë për përmbysjen e iniciativës së migrimit masiv
Grupi me emërtimin “Jashtë nga qorrsokaku” planifikon që në shkurtin e vitit 2017 të mbahet referendumi përkatës
Një grup personalitetesh të shquara nga shkenca, ekonomia dhe kultura kanë ndërmarrë një iniciativë për lansimin e sërishëm të Iniciativës kundër migracionit masiv. Por ata duan që iniciativës së SVP-së me këtë emër, e cila ka bërë bujë të madhe edhe jashtë vendit, t`ia kthejnë kahun. Në të vërtetë synimi i tyre është që rezultati i iniciativës së votuar më 9 shkurt të përmbyset, respektivisht nga Pro të shndërrohet në Kundër.
Grupi me emërtimin “Jashtë nga qorrsokaku” planifikon që në shkurtin e vitit 2017 të mbahet referendumi përkatës. Duke marrë parasysh kohëzgjatjen që merr një iniciativë nga ideja deri te realizimi, kjo kohë konsiderohet e shkurtë. Por iniciatorët e kanë ndërmarrë me urgjencë jetësimin e idesë së tyre sepse fillimi i vitit 2017 është planifikuar si kohë kur fillon zbatimi në jetë i rezultatit të iniciativës kundër migrimit masiv, të votuar më 9 shkurt 2014.
Gazeta Blick shkruan se në grupin eminent përveç personaliteteve nga kultura, shkenca dhe ekonomia bëjnë pjesë edhe qytetarë të zakonshëm. Profesori i të drejtës së shtetit, Andreas Auer dhe ai për të drejtën private Thomas Geiser janë d nga prominentët në këtë grup. Këtu bën pjesë edhe artisti i njohur i cirkut Dimitri. AI thotë se lufton për një Zvicër të hapur. Ndërsa Geiser, i njohur për afërsinë e tij me SP/PS thotë “ne nuk jemi politikanë, por jemi një lëvizje qytetare”. Synimi i lëvizjes është sipas tij heqja e nenit 121a nga Kushtetuta Federale, nen ky që, bazuar në rezultatin e iniciativës së 9 shkurtit, thotë se Zvicra nga shkurti i vitit 2017 fillon pranimin e të huajve me kontingjente.
Ky nen bie në kundërshtim me marrëveshjet bilaterale dhe karakterin tradicionalisht të hapur të Zvicrës ka thënë Geiser. Sipas tij neni në fjalë sjell politikën para dilemës: Nëse zbaton iniciativën, shkel marrëveshjet bilaterale, e në të kundërtën, shkel kushtetutën. “Dhe kjo është një qorrsokak. Ne duan që populli të ketë mundësinë të vendosë edhe një herë, madje edhe para se Qeveria Federale të fillojë me kontingjentet. Me iniciativën tonë kjo bëhet e mundur.
Kritikave se në këtë mënyrë nuk po respektohet vullneti i popullit, Geiser u përgjigjet duke thënë se “edhe ne jemi pjesë e popullit, kështu vetëm po e ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur së bashku”.
Faza e parë, ajo e grumbullimit të 100 mijë nënshkrimeve të nevojshme, fillon këtë vit. Grupi iniciues nuk ka as ndonjë organizatë të fuqishme që e mbështet e madje nuk ka as faqe në internet dhe as zëdhënës. Për financa, Geiser shpreson se do të ketë persona privatë me vullnet të mirë. “Shumë njerëz na mbështesin, rezonanca e iniciativës është e mirë”, thotë ai.
Por reagimet nga politika janë negative. Kryetari i CVP/PDC Christophe Darbellay thotë se duhet respektuar vullneti i popullit i shprehur më 9 shkurt. Ngjashëm shprehet edhe kryetari i FDP/PLR, Philipp Müller, i cili thotë se duhet ndjekur procesin tashmë të stabilizuar politik për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv. Ndërsa kryetari i BDP-së Martin Landolt e lavdëron vullnetin e treguar nga grupi iniciues por megjithatë thotë se duhet zbatuar rezultatin e iniciativës së 9 shkurtit.
Nga ana tjetër, komenti i kryetarit të SVP/UDC-së Toni Brunner për gjithë këtë është i shkurtë: “Një lëvizje qytetare e cila nuk respekton vullnetin e popullit? – Kjo më bën kureshtar”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











