Lajme
Fatalitetet rrugore: Cilat vende të BE-së janë më të rrezikshmet?
Vendet e Evropës Lindore kanë numrin më të madh të viktimave të rrugëve në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas të dhënave, përcjell albinfo.ch
Pak më shumë se 25,000 njerëz humbën jetën në rrugët e BE-së vitin e kaluar, sipas shifrave të Këshillit Evropian të Sigurisë së Transportit (ETSC). Në vitin 2001, më shumë se 55,000 u vranë në aksidente trafiku.
Në atë kohë, vendet e Baltikut ishin veçanërisht të rrezikshmem, me Lituaninë dhe Letoninë, ku u regjistruan 236 dhe 202 vdekje për milion banorë, respektivisht – më të lartat në BE. Por, tashmë, dyshja kanë bërë përparimin më të mirë në BE në uljen e vdekjeve.
Përmirësimi i madh letonez nuk ishte i mjaftueshëm për ta parandaluar atë të ishte një nga më të këqijat e BE-së vitin e kaluar, me 77 vdekje për milion banorë – njëjtë si në Hungari.
Sidoqoftë, përkundër atyre që kanë rrugët më të rrezikshme, Rumania dhe Bullgaria kanë ulur gjithashtu numrin e vdekjeve në rrugë, përkatësisht me 23.8% dhe 39.6% respektivisht, të mjaftueshme për të rënë nën pragun e 100 vdekjeve për milion banorë.
Në fakt, gjatë dy viteve të kaluara, asnjë vend i BE nuk e ka arritur atë prag.
Mbretëria e Bashkuar, që nga viti 2001, ka zvogëluar numrin e viktimave përgjysmë dhe e ndërroi vendin me Suedinë, për t’u bërë vendi më i sigurt në BE. Vitin e kaluar, ajo regjistroi 28 vdekje për milion banorë (nga 61 në 2011), ndërsa Suedia numëronte 32 për milion banorë (nga 60-të).
Irlanda dhe Danimarka, me 30 vdekje për milion banorë, plotësojnë tre vendet e para.
Ishulli i vogël mesdhetar i Maltës, ndërkohë, është i vetmi vend i BE-së që raporti i tij rritet me 12.5% gjatë periudhës 2001-2018. Vitin e kaluar, 18 njerëz vdiqën në rrugën në Maltë, mesatarisht me 38 vdekje për milion banorë – vendi i pestë më i sigurt në BE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












