Kosova
Taksa detyron ministrin e Maqedonisë së Veriut të vijë sot në Kosovë
Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit
Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Bujqësisë Trajan Dimkovski së bashku me drejtorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Doganave u koordinuan për situatën me Kosovën pas ndalimit për importet e mjaltit dhe patateve. Nuk ka detaje se çfarë është diskutuar dhe me çfarë do të dalë nesër Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektashi në takimin e tij me homologun Edrit Shala në Prishtinë. Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore dhe nuk ka arsye që autoritetet e Kosovës t’i ndalojnë, thotë Drejtori i Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Produktet maqedonase i plotësojnë standardet botërore, standardet më të larta të kërkuara nga Bashkimi Evropian, patatet gjithashtu së shpejti për një muaj ose dy do të marrin leje për eksport në Bashkimin Evropian dhe ne do t’u kërkojmë autoriteteve të Kosovës gjatë ditës së nesërme me argumente në bazë të të cilave standarde ndërkombëtare e zbatojnë këtë ndalesë – deklaroi Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.
Ka reaguar edhe kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski i cili ndan mendimin e njëjtë me Safet Gërxhaliun ish kryetarin e Odës ekonomike të Kosovës.
Sipas tij, ndalesa nga pala kosovare është masë populiste, e vendosur në kohë të gabuar.
“Qëndrimi i këtillë i shprehur publikisht duhet të jetë shembull se si biznesi duhet të reagojë në kushte kur merren hapa politike për miratim të vendimeve populiste. Ndryshe, ndalesa për importin e rasatit të peshkut nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por edhe me vendet tjera që nuk kanë monitorim, pasi vendi përgatitet nga viti i ardhshëm të marrë lejë për eksportin e peshkut të freskët në tregun evropian”, njoftojnë nga Oda Ekonomike.Kontesti tregtar me Prishtinën filloi kur Maqedonia e Veriut ndaloi importin e peshkut dhe ikrave me arsyetimin se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane. Më pas, Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














