Lajme
Mërgimtari ia paguan borxhin për barna një banori të Drenicës
Banorët e Drenicës kanë hallin e tyre për blerjen e barnave. Kjo si pasojë e kushteve financiare
Banorët e Drenicës nuk po kanë para as për barna, po i marrin ato borxh nëpër barnatoret e qytetit, raporton T7.
Farmacisti Ilmi Jonuzi, nga Skenderaj, i ka shënuar nëpër fletore emrat e borxhlinjve në barnatoren e tij.
Janë shumë pacientë që kanë marrë barna pa paguar për shkak se nuk kanë para.
Ka raste kur borxhi arrin qindra euro.
Farmacisti nga Skenderaj thotë se nuk mund t’i kthejë klientët pa u dhënë ilaçe, edhe kur ata nuk kanë para, raporton T7, përcjell Albinfo.ch.
Jonuzi tregon barnat për të cilat më së shumti kanë nevojë të sëmurët.
E njëjta gjendje është edhe në barnatoret e tjera të qytetit.
Por, është një farmaciste që nuk u jep borxh. E për këtë vendim ajo ka një arsye.
Kjo gjendje në Skenderaj ka prekur një mërgimtar nga kjo komunë, i cili i ka shlyer borxhin njërit prej hallexhinjve.
Por, ka shumë që hyjnë borxh në barnatore dhe nuk kanë mundësi të paguajnë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













