Lajme
Bernë: Arrestohet grupi kriminal për vjedhje e grabitje
Shtatë persona janë arrestuar me veprat penale si grabitjet në Villeret, Les Reussilles dhe Le Landeron, aksidente automobilistike, vjedhje të automjeteve dhe vepra të tjera.
Lista e veprave penale që dyshohet se janë kryer nga një grup prej shtatë personave është e gjatë.
Pas “hetimeve të gjera”, siç shkruan Policia Kantonale e Bernës, shtatë persona janë arrestuar me veprat penale si grabitjet në Villeret, Les Reussilles dhe Le Landeron, aksidente automobilistike, vjedhje të automjeteve dhe vepra të tjera.
Grupi, anëtarët e të cilit ishin midis 14 dhe 19 vjeç në kohën e krimit, u përfshi në veprat penale në mënyra të ndryshme. Krimet u kryen në fillim të vitit 2019.
Në lidhje me këto vepra penale, policia kantonale në mars kishte arrestuar edhe pesë përsona të tjerë.
Sipas policisë, dëmi i shkaktuar është më shumë se 80,000 franga.
Tre prej të akuzuarve janë raportuar në Prokurorinë Rajonale të Bernës Jura Seeland dhe katër të tjerë në Prokurorinë e të Miturve. Ata duhet t’i përgjigjen gjyqësorit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














