Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron fillimin e vitit të ri shkollor
Sot në Bernë ka filluar viti i ri shkollor
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, ka uruar nxënësit shqiptar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në gjuhën shqipe, përcjellë albinfo.ch
Në mënyrë të veçantë ka uruar mësimëdhënsit e gjuhës shqipe, për angazhimin dhe impenjimin e tyre pa rezerva për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe, shkruan albinfo.ch
Ky është urimi i plotë i kësaj ambasade:
Sot në pjesën më të madhe të kantoneve fillon viti shkollor 2019-2020. Me këtë rast Ambasada e RSH në Bernë u uron të gjithë nxënësve të komunitetit shqiptar në Zvicër suksese dhe impenjim maksimal në arritje.
Një urim i veçantë shkon për gjithë mesimdhënësit e gjuhës shqipe, për angazhimin dhe impenjimin e tyre pa rezerva për mësimin e gjuhës e kulturës shqipe. Misioni i tyre është vijim i projektit të rilindasve të kombit tonë të cilët në themel të tij kishin forcimin e identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës për një Komb modern e të përparuar.
Dija dhe arsimimi jane ingredienti kryesor për të rritur një brez të ri të mirëintegruar dhe antipodi me efikas përballë çdo fenomeni negativ.
Me këtë rast Ambasada e RSH në Bernë ndan dhe një lajm të gezuar sidomos për nxenësit, mësuesit dhe shoqatat e prindërve të kantonit të Zyrihut- që nga muaji korrik 2019 Ambasada e RSH në Bernë është njohur si sponsor zyrtar i mësimit të gjuhës shqipe nga autoritetet arsimore të këtij kantoni.
Së bashku me organizatat e ndryshme që veprojnë e punojne në këtë kanton dhe sigurisht në bashëkpunim të ngushtë me LAPSH, Ambasada është në dispozicion dhe e gatshme të asistojë me të gjitha mjetet e munësitë proçesin e mësimdhenies së gjuhës shqipe.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












