Kosova
Euro në nivelin më të ulët në 12 vjet
Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë kundrejt Lekut shqiptar, duke arritur një rekord të ri të 12 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.49 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme.
Ky është niveli më i ulët i këmbimit të monedhës së përbashkët ndaj lekut që prej gushtit të vitit 2007, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.
Rënia e euros ditën e sotme lidhet me dy arsye kryesore:
-Së pari, euro ka rënë sot në bursat ndërkombëtar e kundrejt dollarit. Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Poëell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare. Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Poëell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.
-Së dyti, me fillimin e gushit rriten flukset valutore në vend, pasi përveç turistëve në vend vijnë dhe emigrantët. Tradicionalisht në gusht shënohet gjithnjë një forcim i monedhës vendase dhe tendenca është e pranishme për të paktën gjysmën e parë të gushtit.
Në të kundërt, dollari u rrit në tregun vendas, duke reflektuar mbiçmimin e tij në bursat ndërkombëtare. Një dollar u këmbye me 109.9 lekë me një rritje të fortë prej 0.83 lekë në raport me ditën e mëparshme.
Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehet me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë.
Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Oferta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në ketë tendencë, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












