Lajme
Pritet një valë e dytë e të nxehtit në Evropë
Rikthehet i nxehti në Europë
Pas një frymëmarrjeje të shkurtër pas valës së të nxehtit që përvëloi Europën, muajin e shkuar, parashikimet thonë se temperaturat do të rriten përsëri javën e ardhshme, si në Francë, Gjermani, Austri, Britani e Madhe, Norvegji, Holandë, Spanjë dhe Portugali.
Meteo-France tha se mund të jemi duke shkuar drejt një vale të dytë të nxehtit, por parashikimet nuk janë ende përfundimtare. Agjencia tha se do të vazhdojë të monitorojë ndryshimet e motit dhe tendencat, që në mënyrë të vazhdueshme ndryshojnë, gjatë ditëve në vijim.
Valë të nxehti klasifikohen shumë ditë radhazi me temperatura jonormalisht të larta. Meteo-France paralajmëroi sidoqoftë se mërkuri do të fillojë të ngjitet këtë fundjavë në Francë dhe në shumë vende të tjera dhe të enjten e ardhshme do të arrijë në 35 gradë celsius.
E mërkura dhe e enjtja e javës së ardhshme do të jenë ditët më të nxehta me temperaturat maksimale që mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius. Në fund të javës së ardhshme priten disa stuhi, por të lokalizuara, shkruan Top Channel.
Edhe pse Franca është vendi i vetëm që zyrtarisht ka njoftuar për ardhjen e kushteve të nxehta të motit, parashikimet e ekspertëve dhe agjencive të tjera të motit tregojnë se edhe vendet e tjera të Europës do të regjistrojnë temperatura ekstremisht të larta.
Në fund të qershorit, moti ekstremisht i nxehtë bëri që të thyheshin disa rekorde, me Francën që kaloi kufirin e 45 gradëve celcius për të parën herë dhe me Gjermaninë, Austrinë, Republikën Çeke etj., që shënuan temperaturat më të larta në histori për muajin qershor.
Pas qershorit, shkencëtarët thonë se edhe korriku i ka të gjitha gjasat që të jetë korriku më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












