Lajme
Mafia në Angli po rekruton njerëz mes video-klipeve të VIP-ave në Tiranë
Gangsterët shqiptarë në Londër të quajtur “Hellbanianz”, janë vënë sërish në qendër të mediave angleze.
Mail On Sunday shkruan se ka investiguar grupin “Hellbanianz” dhe shfrytëzimi i teksteve të tyre si PR kriminal.
Në artikullin e realizuar nga gazetarët e Mail On Sunday, Mark Hookman dhe Jake Ryan, duke cituar ekspertët e sigurisë thuhet se Hellbanianz po e përdorin muzikën si një PR për qëllimet e tyre kriminale, por edhe për të rekrutuar anëtarë të rinj shqiptarë.
“Duke qëndruar përpara nja dy Rolls-Royce-ave, një Lamborghini dhe një turme kërcënuese burrash të maskuar, reperi i bandës shqiptare ‘Stealth’ bën një paralajmërim të frikshëm.
“Ne ju vrasim ,sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye”, thotë ai.
Video sfiduese ofron një pasqyrë tronditëse të mafisë shqiptare në Britaninë e Madhe. Deri më tani ishte e zhytur në sekret, por tani po shfrytëzon PR-in online për të rekrutuar më shumë ushtarë rruge.
Postimi i imazheve të vetes me armë automatike, kartëmonedha dhe Rolex ari, anëtarët e bandës së patrembur po përpiqen të bindin kriminelët nga Shqipëria për të ardhur në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar që t’i bashkohen rrjetit të tyre”, shkruan gazeta.
Përdoruesit e drogës nga shtresa e mesme po fryjnë fitimet e mëdha të perandorisë kriminale të shqiptarëve, perandori e cila kontrollon tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë paundësh.
Investigimet e Mail On Sunday për krimin e organizuar shqiptar zbulojnë se shqiptarët kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta me kartelet brutale të Amerikës Latine, duke ulur çmimin e drogës së klasit A dhe kanë një kontroll të ngjashëm të shpërndarjes së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, raporton TV ora, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet britanike, ku 802 prej tyre janë pas hekurave.
Rrugët kryesore të kokainës në portet e Britanisë së Madhe janë nëpërmjet Roterdamit në Holandë, porti më i madh i Evropës dhe Antwerp-it në Belgjikë. Policia e Evropës e ka pasur pothuajse të pamundur të depërtojë në bandat shqiptare, të cilat drejtohen nga një kod i rreptë besnikërie, i njohur si besa, që do të thotë ‘të mbash premtimin’.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











