Lajme
Majko: Dhomat e Biznesit të Diasporës, mbështesin investimet nga Diaspora
Ministri i Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “Forumit për Bashkë-Investime dhe Rrjetëzim”, i cili po mbahet në qytetin e Prizrenit, ka deklaruar se gjatë këtyre viteve, Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë dhe po ndërmarrin iniciativa të rëndësishme drejt përmirësimit të mjedisit dhe klimës së biznesit në Shqipëri, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional për tërheqjen e investimeve të huaja dhe nga Diaspora.
“Marrëveshja e lidhur në Pejë më 2018 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe informimin e Diasporës është dëshmi e qartë e këtij vullnetit të dy qeverive për të pasur një angazhim më të madh të Diasporës” , tha ministri, transmeton albinfo.ch.

Majko ka theksuar se në këtë kuadër po ndërmerren hapa për krijimin e Dhomave të Biznesit të Diasporës, të cilat do të shërbejnë për asistimin, kanalizimin dhe realizimin e investimeve nga Diaspora drejt dy vendeve.
“Forumi për Bashkë-Investime dhe Rrjetëzim”, i cili zhvillohet sot dhe nesër, është një iniciativë e Komunës së Prizrenit dhe organizatës “Germin”.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













