Lajme
Miratohet vendimi për organizimin e mësimit shqip në Diasporë
Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar vendimin për “Organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”, përcjell albinfo.ch.
Sipas një njoftimi të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, qëllimi i këtij vendimi është nxitja dhe përkrahja e organizimit të procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në vendet pritëse të Diasporës shqiptare.
“Sipas këtij vendimi, kanë të drejtë të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në vendet pritëse të Diasporës shqiptare fëmijët e moshës deri në 18 vjeç me kombësi shqiptare, si dhe çdo person me origjinë shqiptare që jeton në vendin pritës, pavarësisht statusit të tij, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm, azilkërkues, të strehuar të përkohshëm apo persona pa shtetësi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se mësimi i gjuhës shqipe do të zhvillohet në përputhje me kurrikulën e përbashkët sipas marrëveshjes midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, kërkesat për tekste shkollore, materiale plotësuese dhe sasia e tyre mblidhet nga përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në vendet pritëse të Diasporës shqiptare, kërkesat nëpërmjet Ministrisë përgjegjëse për Punë të Jashtme i dërgohen Qendrës së Botimeve për Diasporën, ministrit të Shtetit për Diasporën dhe për dijeni Ministrisë përgjegjëse për Arsimin.
Pastaj, Qendra e Botimeve për Diasporën do të dërgojë në Ministrinë përgjegjëse për Punët e Jashtme sasinë e teksteve dhe materialeve plotësuese brenda muajit gusht të çdo viti, për t’i shpërndarë sipas kërkesave në vendet pritëse të diasporës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ky propozim erdhi nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.
Vendimin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













