Integrimi
“Welcher bist du”, premiera e filmit dokumentar shqiptaro-zviceran
Më 22 qershor në Cinewil jepet premiera e filmit dokumentar zviceran "Welcher bist du" (Cili je ti), prodhim i përbashkët shqiptaro-zviceran.
Pas një kohe të xhirimeve të kompanisë filmike ‘International Film Europe’, në bashkëpunim me teatrin ‘Antika’ dhe Zyrën për Integrim të qytetit Will, janë bërë të gjitha përgatitjet për premierën e filmit.
Filmi “Cili je ti”, në regji të regjisorit Valton Jakupi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, që jeton dhe vepron në Zvicër, do të mbahet të dielën, më 22 qershor, në Cinewil prej orës 12:30.
Sipas organizatorëve të këtij filmi, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për premierën e filmit, me ç`rast pas premierës do të ketë edhe një koktej dhe ëmbëlsira shqiptare për mysafirët, pasi kjo premierë do të jetë falas për të gjithë të interesuarit.
Rreth filmit
Filmi “Cili je ti” në regji të Valton Jakupit dhe me pruducent Felix Baumgartner paraqet një pjesë të jetës së shqiptarëve në Zvicër dhe një pasqyrë krejt ndryshe nga sa disa mendojnë dhe kanë fituar bindjen ndaj shqiptarëve. Filmi paraqet të gjitha kategoritë e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet.
Filmi është punuar nga produksioni filmik “New Vizion” me Blerim Isenin dhe kohëzgjatja e tij është 1 orë e 10 minuta, është përpunuar në tri faza të montimit.
Sipas regjisorit Jakupi, filmi është në gjuhën gjermane, por në disa vende flitet edhe gjuha shqipe, ndërsa është i titruar në gjuhën gjermane për shikuesit gjermanofolës.
“Për realizimin e këtij filmi falënderoj organet komunale të qytetit Wil, Zyrën për integrim Wil, Fondacionin për kulturë Migros kulturprozent, Gleichstellungs-und Integrationsförderung Kanton St. Gallen, BMU; Digitalb.ch si dhe një ndihmesë të madhe në këtë film ka dhënë edhe artisti Bashkim Lekaj si dhe produksioni Libonia, ku do të kishim pasur vështirësi pa ndihmën e të gjithë këtyre”, thotë për albinfo.ch regjisori Valton Jakupi.
Në film flitet për jetën e dy personazheve, babait dhe djalit dhe mendimet e tyre të ndryshme për jetën në Perëndim, si dhe sakrificat e tyre për jetesë në një vend të huaj, ku disa e quajnë edhe vendlindje.
“Kemi dashur që nëpërmes këtij filmi ta japim edhe mesazhin tonë për komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër që janë të integruar edhe në organet e ndryshme shtetërore dhe publike, e nuk janë vetëm punëtorë krahu, siç mendojnë një numër i shtetasve të huaj”.
Në këtë film dokumentar, nëpërmes mimikes edhe dy aktorët e kësaj kompanie filmike, Shukri Ademi dhe Blerim Abazi, paraqesin jetën e emigrantit, sesa është vështirë për herë të parë një jetë në një vend të huaj.
Në fund të bisedës regjisori Valton Jakupi dhe producenti Felix Baumgartner shprehen se të gjithë ata që kanë talent në aktrim të paraqiten në zyrat apo në adresat e tyre dhe të ndihmohen në ëndrrën e tyre artistike për aktorë, sepse shumë shpejt do të fillojë edhe realizimi i filmit tjetër, ku do të jetë vazhdimësi e këtij projekti artistik për integrim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














