Integrimi
A do të pranohet shqipja si provim mature në Britani?
Kjo nismë ka disa vite që ka marrë udhë dhe kriter për zyrtarizimin e saj është edhe grumbullimi i një fondi prej 100 mijë stërlinash që do të mundësonte formalizimin e njohjes së shqipes si provim mature
Lobimi për njohjen zyrtarë të gjuhës shqipe si lëndë mature në shkollat angleze mbërriti në dyert e Parlamentit britanik. Në një takim të organizuar nga një prej shoqatave më të njohura dhe më aktive të komunitetit shqiptare në Londër, “Shpresa Program” që drejtohet nga Luljeta Nuzi, deputete, por edhe personalitete të shoqërisë civile, biznesmenë shqiptarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptare në Britani, theksuan rëndësinë që ka kjo nismë dhe përfitimet për fëmijët shqiptarë, në një komunitet i cili sa vjen e rritet, bën të ditur tch.
Kjo nismë ka disa vite që ka marrë udhë dhe kriter për zyrtarizimin e saj është edhe grumbullimi i një fondi prej 100 mijë stërlinash që do të mundësonte formalizimin e njohjes së shqipes si provim mature apo GCSE, në kurrikulumin e shkollave angleze. Deri me tani janë mundur të grumbullohen përmes aktiviteteve të shumta 50 mijë stërlina, nga aktivitete bamirësie, lobime, apo donacione biznesmenesh shqiptare në Londër.
Ndërkohë në takim u njoftua nga Kryetari i Partisë Socialiste në Londër Lavdërim Krashi, se me angazhimin e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Punës Erjon Veliaj deri tani është realizuar një kontribut prej 10 mijë stërlinash nga donatorë privatë për këtë kauzë jetike për gjeneratën e re të shqiptarëve të Britanisë.
Afati për zyrtarizimin e kërkesës është muaji Nëntor. Ndërkohë deputeti britanik Stephen Timms, ish-Ministër në qeveritë laburiste, por edhe një nga deputetët më të votuar në Britani pas Kryeministrit dhe mik i shqiptarëve tha për Top Channel në Londër pas takimit se kjo nismë do të ketë sukses, po të nisësh nga rezultatet e punës ndër vite të “Programit Shpresa” .
“Është një sfidë e ashpër njohja e gjuhës shqipe si lëndë mature dhe grumbullimi i fondeve, tha deputeti britanik. Nuk mund të them se është një punë e kryer, por besoj se do të jetë e suksesshme si nismë. Mendoj se angazhimi dhe vendosmëria është prezente për të garantuar suksesin”, tha deputeti Stephen Timms për Top Channel.
Takimi në parlamentin britanik është faza më e fundit dhe ndoshta më e rëndësishmja i një fushate ndërgjegjësimi nga “Programi Shpresa” për bërjen e gjuhës shqipe si lënde mature në shkollat angleze, një nismë që ka arritur thuajse gjysmën e rrugës së saj, falë ndër të tjera, edhe një donacioni të qeverisë shqiptare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












