Lajme
Avokati zviceran i shpëton jetën klientes së sulmuar nga bashkëshorti i saj kosovar
"Dola nga makina, vrapova te dera tjetër e makinës, e kapa personin nga gryka dhe e godita njëherë në qafë. Pastaj arrita, për fat, t`ia hiqja nga dora kaçavidën e makinës”, ka treguar ai

Avokati 69 vjeçar Boris Banga, është i njohur për faktin se ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i Komunës së Grenchenit, Kantoni Solothurn dhe deputet në nivel nacional, nga SP.
Por, kësaj here Banga ëshgtë gjetur nën dritat e projektorëve për diçka tjetër, që nuk bën pjesë në profesioni e tij: ai ka shpëtuar, nëse jo nga vdekja, atëherë nga një lëndim i rëndë, klienten e tij, të sulmuar nga bashkëshorti i saj, një kosovar 49 vjeçar, shkruan solothurnerzeitung.ch.
Avokati së bashku me klienten e tij po shkonin me makinën e tij në një seancë gjyqësore të shkurorëzimit të gruas së përmendur, transmeton albinfo.ch. Derisa ishin në vendparkim, bashkëshorti i saj është afruar shpejt dhe ka hapur me dhunë derën e makinës. Pastaj ai me një çelës të madh të makinës (lloj kacavide të madhe) ka filluar ta godasë gruan e tij, të ulur në karrigen pranë shoferit.
Në një raportim të bërë nga televizioni regjional Tele M1, Boris Banga ka demonstruar edhe fizikisht rrjedhën e ngjarjes. “Dola nga makina, vrapova te dera tjetër e makinës, e kapa personin nga gryka dhe e godita njëherë në qafë. Pastaj arrita, për fat, t`ia hiqja nga dora kaçavidën e makinës”, ka treguar ai.
Më tutje, me ndihmën e kalimtarëve ai e ka mbajtur sulmuesin deri në ardhjen e policisë së informuar ndërkohë. Personi në fjalë gjendet tashmë në burgun për hetime.
Klientja e avokatit Banga ka pësuar thyerje në dorën e djathtë dhe i është dashur të operohej. “Por ka mundur të kalojë shumë më keq, me lëndime të rënda trupore, nëse jo dhe me vdekje”, thotë i bindur avokati.
Ndërkaq ai nuk e sheh veten si hero, përcjell albinfo.ch. “Nëse do të kisha pasur mundësi të mendoja, ndoshta nuk do të kisha pasur guxim për të vepruar. Por në një rast të tillë vepron adrenalina… Dhe, para së gjithash, nuk kishte njerëz tjerë në afërsi”.
Në linkun më poshtë, mund të shikoni raportimin e Tele M1 rreth ngjarjes:
E-Diaspora
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg Mësueset e shkollës shqipe në Bavari organizuan një ekskursion në qytetin historik të Nürnbergut, me pjesëmarrës...
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz