Lajme
Nesër i jepet lamtumira profesorit Skender Gashi
Javën e kaluar u nda nga jeta prof. dr. Skender Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Vjenë, përcjell albinfo.ch. Gashi ishte udhëheqës i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.
Ndërkaq, nga Ministria e Diasporës kanë bërë të ditur se i ndjeri Gashi do të varroset nesër në vendlindjen e tij, në fshatin Mramuer të Komunës së Prishtinës.
“Varrimi bëhet në orën 14:00. Nisja e kortezhit bëhet nga shtëpia familjare në Prishtinë, Taslixhe IV, rr. “Naser Hajrizi”, nr.12”, thuhet në njoftim.
MDIS po ashtu ka njoftuar se paraprakisht Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së prof.dr. Gashit. Akademia mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 12:00.
Profesori Skender Gashi ishte babai i ministrit të Diasporës në Kosovë, Dardan Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










